Politike

Berisha: Nuk jemi këtu që të dëgjojmë ministret, bëhuni serioze mos u bëni badigarde të ‘Gadafit’

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ministret në vend që bëjnë detyrën e tyre, po bëjnë badigardin e Gadafit.

5 Tetor 2023, 19:27 Nga I.A
Berisha: Nuk jemi këtu që të dëgjojmë ministret,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që parlamenti të kthehet në serioz. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ministret në vend që bëjnë detyrën e tyre, po bëjnë badigardin e Gadafit.

"Po flas për të shprehur protestën më të fuqishme. Për ndërhyrjen më të neveritshme, që shndërrojnë këtë parlament në një kuzhinë mediokre, po ka gjë më të paarsyeshme, rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi. Marrin fjalën sa herë ju teket, dhe të rrijë parlamenti me logjet e tyre, nuk bën kështu. Parlamenti është institucion serioz, që të bëjnë ç’të duan vetëm pse kanë hipur në atë post, se në vend të bëjnë ministren, bëjnë badigarden e Gadafit. E them, nuk sillen në këtë mënyrë ministret. Kanë mëshirë ndaj dëgjuesve, kthejnë kokën njerëzit, nuk bëhet kjo në parlament. Sa herë i teket merr fjalën dhe vazhdon sikur është në kuzhinë me shoqen e vet, nuk shkon kjo. Se me Ballkanin po bëjmë këtë e atë, por kujt ja thotë këto, çfarë do të thotë me këto," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll