Politike

“Ky sot është turp albanofobie”, Berisha: Po kërkojmë debat siç e bëri PE. Spiropali: E mbrojtëm Kosovën në KE

Ndërkohë Spiropali iu përgjigj duke i thënë se jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për zot Kosovës në Këshillin e Sigurimit.

5 Tetor 2023, 11:48 Nga r.ll
“Ky sot është turp albanofobie”, Berisha: Po
Sali Berisha, Elisa Spiropali

TIRANË- Prej gati dy orësh në seancën e sotme plenare po diskutohet çështja për rezolutën e Kosovës ku ka pasur edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës. 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti një seancë turpi dhe albanofobie, ku tha se rezolutën dhe debatin për Kosovën PE e bëri dje, ndërsa parlamenti shqiptar duhet të reagonte edhe më shpejt.

Ndërkohë Spiropali iu përgjigj duke i thënë se jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për zot Kosovës në Këshillin e Sigurimit.

PJESË NGA DEBATI: 

Sali Berisha: Kjo është një seancë albanofobike. Kjo është një seancë antishqiptare. Këta shtrojnë tezën se ne po shfrytëzojmë Kosovën. Ç’po kërkojmë ne këtu? Ne po kërkojmë rezolutën dhe debatin për Kosovën, të cilën Parlamenti Europian e bëri pardje. Tani, t’u shtroj një pyetje unë ju: kush duhej të ishte parlamenti që duhej të reagonte më shpejt? A nuk duhej të ishte parlamenti i Shqipërisë? Pse nuk reagoi? Sepse Edi Rama nuk e lejon. Sepse Edi Rama shtron në Tiranë dhe në arenën ndërkombëtare, tezat e Aleksandër Vuçiçit. Edi Rama deklaroi në Financial Times, dhe po sqaroj këtu, deklaroi se e korrigjoi, por nuk korrigjoi shprehjen ‘no mens land’, që veriu i Kosovës është toka e askujt. Çfarë deklaroi dje ministri federal i kabinetit të Olaf Scholz? Vuçiçi dërgoi trupat në Kosovë njëlloj si Putini në Krime. Po si ka mundësi të jeni të tillë? Juve ju ka verbuar sytë albanofobia. Çfarë shqiptarësh jeni ju që mbroni këto qëndrime? Po a ka qëndrime më armiqësore ndaj Kosovës se këto? Po çfarë po keqpërdorim ne për qëllime tonat? Po kërkojmë debatin për Kosovën, të cilin Parlamenti Europian e bëri tre ditësh para nesh. Po kërkojmë të dënojmë deklaratat e Edi Ramës, se ato janë deklarata të diktuara kryekëput nga Beogradi. A ka turp më të madh për këtë parlament. Ky sot është tempulli albanofobie. Është shpellë albanofobie. Është turp albanofobie!” 

Elisa Spiropali: Jemi ata shqiptarë që nuk kandidojmë irrendentistë në bashkitë e vendit. Ne jemi ata shqiptarë që do presim samitin e Berlinit në mes të Tiranës, ne  Ne jemi ata shqiptarë që nuk i kemi shitur naftë Jugosllavisë kur luftonte në trojet e ish-Jugosllavisë dhe njerëz po vriteshin ata. Jemi ata shqiptarë që i kemi qëndruar interesit kombëtar në çdo kohë. 

sali berisha elisa spiropali

Sondazh

Poll