Politike

Deklarata skandaloze e Ramës për Kosovën, socialistët kyçin gojën: Pse e keqinterpretoni?

Përjashtim, bënë vetëm dy deputetë të PS të cilët guxuan dhe thanë që është tokë e Kosovës. 

5 Tetor 2023, 11:34 Nga a.l
Deklarata skandaloze e Ramës për Kosovën,  socialistët
Bushka

TIRANË- Ministrat e Qeverisë janë pyetur sot nga mikrofoni i 'Syri TV' në oborrin e Kuvendit lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që veriu i Kosovës është tokë e askujt, por të gjithë refuzuan të komentonin. Përjashtim, bënë vetëm dy deputetë të PS të cilët guxuan dhe thanë që është tokë e Kosovës. 

 "Kur ju të mësoni, mos t'i përdorni këto çështje për politikën provinciale të ditës, atëherë do të përgjigjem", tha ministrja Spiropali. 

"Po pse i keqinterpretoni?", tha Bushka. 

Kujtojmë se, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për prestigjozen britanike “The Financial Times”, ka thënë se veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë, dhe me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur.  Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri. 

edi rama

Sondazh

Poll