Politike

"Vuan nga kompleksi psikoseksual"/ Spiropali ja kthen 'dhëmbë për dhëmbë', Berishës: Frojdi do dështonte para një pacienti si ty

Spiropali iu përgjigj se vetë Frojdi do të dështonte me Berishën, teksa i përmendi edhe moshën. 

5 Tetor 2023, 11:18 Nga a.l
"Vuan nga kompleksi psikoseksual"/ Spiropali ja kthen
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pasur një përplasje në Parlament me ministren Elisa Spiropali. Kjo e fundit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, kryedemokratit i cili në seancën e kaluar iu drejtua, duke i thënë se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”. Spiropali iu përgjigj se vetë Frojdi do të dështonte me Berishën, teksa i përmendi edhe moshën. 

"Një replikë së pari, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty, nuk mund të merresh me një burrë në moshë që i ka ngelë mendja të Frojdi. Ne ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, që nga Kuvend të dalë një rezolutë e përbashkët. Do të kemi mundësi të debatojmë. Do mishërojmë një rezolutë që mbështet integritetin e Kosovës. Këtë ka bërë Shqipëria kudo në çdo tryezë. Ne nuk do ndalemi. Deklaratat dhe rezolutat të jenë të përbashkëta. Kosova nuk është një çështje e politikës së ditës. Të dalim mbi traditat e mëparshme",tha ajo. 

 

sali berisha elisa spiropali

Sondazh

Poll