Politike

'Përplasjet' brenda PD-së, deklarata e Açkës në Kuvend: Po e bëjnë 2 B të tërbuar dhe një B i vaksinuar

Deputetja e krahasoi situatën në PD me KPD-në e famshme të Fatos Nanos, por tha se janë tre B të lënduar që po e bëjnë ose më mirë dy B pak të tërbuar dhe një B i vaksinuar me Europë.

5 Tetor 2023, 11:11 Nga A.B
'Përplasjet' brenda PD-së, deklarata e Açkës
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i është përgjigjur kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi, pasi ky i fundit tha sot në foltore se Bashën e ndjekin tre vetë. Açka e cila është e nominuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për kreun e grupit, tha se anatemohet pasi mëkati i vetëm është se nuk ka qarë dot babën në PD.

Deputetja e krahasoi situatën në PD me KPD-në e famshme të Fatos Nanos, por tha se janë tre B të lënduar që po e bëjnë ose më mirë dy B pak të tërbuar dhe një B i vaksinuar me Europë.

“Dua t’i them zotit Bardhi se unë jam në Partinë Demokrtike ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku do i lë një ditë. Në fakt zoti Bardhi dhe kolegë të mi të Partisë Demokratike, i vetmi mëkat që kam unë i ngjason personazhit të Kamysë, i cili nuk qau dot nënën, unë nuk kam qarë dot babain, prandaj dhe unë anatemohem sot e kësaj dite në Parlament. Kjo është një lloj KPD-je po pak më ndryshe se atë e bëri një Fatos Nano ndërsa këtë sot po e bëjnë tre B të lënduar, ose më mirë, 2 B pak të tërbuar dhe 1 B i vaksinuar. Prandaj se si do dalim ne nga ky qorrsokaku ku kemi hyrë si opozitë unë nuk e di. Zonja kryetare merrni zgjidhjen ju e bëjeni sido që të jetë, bëjeni siç është drejt”,-tha Açka.

flutura acka seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll