Politike

“Jeni kthyer në mburojë të krimeve serbe”/ Shehu akuza Nikollës: Ke bllokuar rezolutën që dënon gjenocidin

Nikolla tha se askush nuk mund ta identifikojë si kundërshtare të Kosovës dhe se nuk ka shqiptar të mos jetë në krah të Kosovës.

5 Tetor 2023, 11:02 Nga r.ll
“Jeni kthyer në mburojë të krimeve serbe”/ Shehu
Tritan Shehu

TIRANË-Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla se ka bllokuar rezolutën e depozituar nga PD për dënimin e gjenocidit serb.

Shehu tha se kjo gjë është bërë zanafilla e problemeve dhe keqinterpretimeve duke lënë vend për konfuzion dhe te partnerët e Shqipërisë.

Nga ana tjetër Nikolla tha se askush nuk mund ta identifikojë si kundërshtare të Kosovës dhe se nuk ka shqiptar të mos jetë në krah të Kosovës.

PJESË NGA DEBATI: 

Tritan Shehu: Do të përmend përsëri një shkelje shumë të rëndë të rregullores, të procedurës së parlamentit që ka dhënë implikacione të rënda politike, ka krijuar probleme dhe është bërë zanafilla e këtyre problemeve. Znj.kryetare ju prej një viti e ca keni bllokuar rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë. Keni treguar që jeni kthyer në mburojë të krimeve serbe. Një faktor negativ në dënimin e së vërtetës dhe krijimin e situatave absurde në Shqipëri. Ai qëndrim, zanafilla e gjithçkaje, është pasur me deklarata krejtësisht në kundërshtim me interesat kombëtare, të Kosovës, të rajonit, të kryeministrit që kërkoi konferencë të jashtëzakonshme, kalimi i veriut të Kosovës nën kontrollin e Kosovës dhe deklarata e fundit për atë që u quajt ‘toka e askujt. Këto krijojnë kushte dhe mundësi për të degjeneruar në këtë proces negativ dhe me kaq pasoja. Heshtja juaj, frika për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, krijon konfuzion te partnerët tanë.

Nikolla: Jo ju dhe askush tjetër s’mund të më identifikojë si kundërshtare e Kosovës. Nuk ka shqiptar që të mos jetë në krah dhe krenar për Kosovën. Më 12 tetor ne kemi lënë një seancë të dedikuar vetëm rezolutave të dakorduara mes palëve.

tritan shehu lindita nikolla

Sondazh

Poll