Politike

Sula akuza Nikollës: Po prisni urdhra nga Kryeministri për PD-në

Sula ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama.

5 Tetor 2023, 11:05 Nga A.B
Sula akuza Nikollës: Po prisni urdhra nga Kryeministri për PD-në
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ka kërkuar Lindita Nikollës që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur PD për kreun e grupit. Sula ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama. 

"Je thjesht formale aty, the ia dërgove kërkesën këshilltarëve, ka një muaj dhe akoma nuk keni marrë përgjigje. Nuk keni marrë akoma urdhrin se çfarë duhet të bëni. Jemi republikë kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga Kryeministri. Nuk ka më çfarë diskutohet. Ju çfarë nuk bëni dhe prapë fitoni. Fituat Kukësin. Doni që edhe këtë opozitë që ka ngelur ta zhdukni. Bëni zgjedhje bë 2025 si paraardhësit tuaj që ndjenjën 45 vjet. Kurrë mos u ngopshi"- tha Sula.

dashnor sula seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll