Politike

Bardhi kërkesë Kuvendit: Të futet në rend dite rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Ai thotë se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë me deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

5 Tetor 2023, 09:24 Nga r.ll
Bardhi kërkesë Kuvendit: Të futet në rend dite rishikimi i
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë Kuvendit të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Bardhi kërkesë Kuvendit: Të futet në rend dite rishikimi i

Në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi thotë se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga Nikolla. Ai shkruan se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë me deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

gazment bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll