Enver Petrovci lë aktrimin: Do punoj si regjisor dhe dramaturg
27 Janar 2019, 20:43Nga DOSJA
Aktori i njohur Enver Petrovci braktis skenën e teatrit dhe interpretimit skenik për t’ju përkushtuar dramaturgjisë, dhe regjisë.
Gjatë një interviste për Voila, Petrovci është shprehur se aktrimin po e lë sepse kërkon forcë fizike.
“Të jesh aktor, do të thotë jesh edhe sportist; duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin; dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor. Në film dhe televizion PO, sepse është shumë më i lehtë fizikisht. Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg” ka thënë Petrovci për emisionin “Voilà” .
Më tej ai ka treguar edhe pengun e jetës së tij si aktor, që nuk ka mundur të shohë në skenë duke intepretuar aktorin Sulejman Pitarka.
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni ka ironizuar komentet negative të ndjekësve të saj.Në postimin e ri, bashkëshortja e reperit të njohur Fedez shfaqet ...
Oriola Marashi është larguar nga grupi OTR dhe nuk ka më të njëjtën marrëdhënie që kishte me liderin e grupit, reperin Rigels Rajku të njohur si Noizy. modelja ...
EKUADOR– Një video e një gruaje që lëviz mbi një arkivol është bërë virale dhe është parë nga më shumë se 10 milionë njerëz. Në një video 24 sekonda, ajo ...