Politike

"Veriu është bërë toka e askujt"/ Si Rama mohoi pavarësinë e Kosovës në Financial Times (Gabimi që tentoi të rregullonte)

Por prap, kjo nuk zhbën faktin që Rama, quajti veriun e Kosovës një tokë neutrale, kur në të vërtetë është toka e Kosovës së pavarur.

4 Tetor 2023, 16:55 Nga Izmir Akulli
"Veriu është bërë toka e askujt"/ Si Rama mohoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në një intervistë për prestigjozen “The Financial Times", foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, për shkak të sulmit serb. Por në vend që të fliste si kryeministër i Shqipërisë, Rama foli si përkrahës i Serbisë. 

Teksa u pyet nga gazetari i FT, Rama u shpreh se Kosova është një pikë e nxehtë në rajon. Deri më tani është gjithçka normale, por më pas, kryeministri hodhi dhe dyshime mbi pavarësinë e veriut të Kosovës. Kjo pasi më tej u shpreh se me kalimin e viteve, veriu i Kosovës është bërë toka e askujt.

“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu i Kosovës është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, tha Rama.

Por a është veriu pa sovranitet?

E thënë, kjo nga kryeministri i Shqipërisë, lë shumë për të dëshiruar, pasi populli i Kosovës është shqiptarë dhe ata e kanë fituar pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008. Kosova me kufijt e saj aktual, si shtet i pavarur është njohur fillimisht nga Shqipoëria dhe nga mbi 120 vende anëtarë të OKB-së. Po ashtu, Kosova ka fituar njohen dhe nga të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Por edhe me këtë, Rama ditën e djeshme ka vënë në diskutim kufijtë e ligjshëm të Kosovës, duke e cilësuar veriun si toka e askujt. Po ashtu në intervistën e tij, Rama ka vazhduar më poshtë duke theksuar se llojet e krimeve në veri kanë të bëjnë me nacionalizimin në rritje. Por edhe më parë, Rama ka tentuar që veriun ta marrë nën kontroll KFOR dhe jo Policia e Kosovës, i cili është institucioni legjitim për sigurinë në kujfijtë e fqinjëve tanë.

Ndërkohë që ditën e sotme gazetari i FT, Marton Dunai në një postim në Twitter ka deklaruar se intervista e tij me Ramën ishte e fokusuar në veriun e Kosovës dhe jo në të gjithë vendin. Por prap, kjo nuk zhbën faktin që Rama, quajti veriun e Kosovës një tokë neutrale, kur në të vërtetë është toka e Kosovës së pavarur.

"Ne e kemi ndryshuar këtë për të sqaruar kryeministrin shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin," shkruan gazetari Dunai.

edi rama marton dunai tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll