Politike

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi kërkon seancë për Kosovën, PS: Nuk është urgjente

Partia Socialiste ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

4 Tetor 2023, 12:47 Nga r.ll
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi kërkon seancë për
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ku deputeti i PD, Gazment Bardhi  ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

"Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar."- ka thënë Bardhi. Por Partia Socialiste ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

gazment bardhi konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll