Politike

Fitoi zgjedhjet në Kukës më 24 shtator, KQZ i jep mandatin si kryebashkiak Albert Halilajt

Në 74 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezultoi se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota.

4 Tetor 2023, 12:39 Nga a.l
Fitoi zgjedhjet në Kukës më 24 shtator, KQZ i jep mandatin si
Albert Halilaj

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Albert Halilajt si kryebashkiak i Kukësit për zgjedhjet që u mbajtën më 24 shtator.

Në 74 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezultoi se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota. Kandidati i PS ka siguruar fitoren me një diferencë prej 5594 vota më shumë se ai ai BF. Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%. 

albert halilaj

Sondazh

Poll