Politike

‘Gjiknuri në të njëjtat pozita si Ahmetaj/ Lala: Ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve

Lala u shpreh se SPAK po verifikon pozitën e Gjikunurit, ndërkohë që është në të njëjtat pozita si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pasi ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve.

3 Tetor 2023, 22:05 Nga I.A
‘Gjiknuri në të njëjtat pozita si Ahmetaj/ Lala: Ka
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ish-ministri socialist Damian Gjiknuri, është zyrtarisht në hetim nga SPAK. E ftuar në emisionin 'A Show' nç Syri Tv, Lala u shpreh se SPAK po verifikon pozitën e Gjikunurit, ndërkohë që është në të njëjtat pozita si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pasi ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve.

"Jo ka një kuriozitet, por zyrtarisht është duke u verifikuar pozita e tij. Personalisht kam pyetur zotin Dumani se janë në të njëjtat pozita si zoti Ahmetaj që ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve. Zoti Gjiknuri u përpoq të thoshte që jo, por është paguar nga ministria e të tjera me radhë por këtë çështje duhet ta hetojë SPAK nqs e ka paguar nga ministria se në çfarë rrethanash është gjetur," tha Lala.

klodiana lala damian gjiknuri

Sondazh

Poll