Politike

Evazion fiskal nga ndërtuesit, Bardhi thirrje SPAK: Hetoni Ramën për shpërdorim detyre

Po ashtu, Bardhi ka theksuar se disa nga ndërtuesit e preferuar, Rama i ka shpallur investitorë strategjikë. 

3 Tetor 2023, 19:03 Nga I.A
Evazion fiskal nga ndërtuesit, Bardhi thirrje SPAK: Hetoni Ramën
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryeministrin Edi Rama për shpërndorim detyre. Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi ka shkruar se Rama e di shumë mirë që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm që e ka lejuar këtë, por dhe ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit. Po ashtu, Bardhi ka theksuar se disa nga ndërtuesit e preferuar, Rama i ka shpallur investitorë strategjikë. 

Njoftimi i Plotë:

Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat. Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla. Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës. Është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal!

edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll