Politike

Arrestimi i Radoiçiç/ Berisha: Vuçiç u detyrua nga presioni i madh ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

3 Tetor 2023, 15:03 Nga r.ll
Arrestimi i Radoiçiç/ Berisha: Vuçiç u detyrua nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pas takimit të deputetëve të opozitës zhvilluar ditën e sotme në selinë e Kuvendit. Ai ka folur edhe për ndalimin nga policia të personit përgjegjës për sulmin terrrorist në Kosovë, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

"Radoiçiç ka qenë në Serbi dhe ka shumë mundësi që presion i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Aleksandër Vuçiç të arrestojë terroristin që ai dërgoi në Banjksë me të gjitha mjetet e ushtrisë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti, rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurtit ndaj komunitetit serb. Ky arrestim është një hap, por ai duhet të sillet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist.", tha Berisha. 

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.

Dy ditë më parë kjo ministri njoftoi se Milan Radoiçiç i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe se është shoqëruar nga avokati i tij në polici për të dhënë deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit. Radoiçiç ka njoftuar të premten përmes avokatit të tij se më 24 shtator ka qenë në fshatin Banjskë kur ka pasur një konflikt me policinë e Kosovës. 

sali berisha milan radoiçiç

Sondazh

Poll