Aktualitet

Operacioni 'Çelësi' në Durrës, vodhi 8 banesa e tentoi të vidhte 6 të tjera, në pranga 32-vjeçari (EMRI)

32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme

21 Gusht 2023, 11:56 Nga A.B
Operacioni 'Çelësi' në Durrës, vodhi 8 banesa e
Momenti i arrestimit

DURRËS- Arrestohet Oliv Tusha. Ky person, akuzohet për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Çelësi", pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje në disa banesa. Autor i dyshuar për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen disa çelësa dhe mjete të tjera që i kishin shërbyer 32-vjeçarit, për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura. Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi", në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. T., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne durres durres operacioni celesi oliv tusha

Sondazh

Poll