Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Fredi Belerin

GJKKO-së iu kërkua zëvendësimi i arrestit me burg me një masë tjetër në liri, për t’i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

21 Gusht 2023, 11:08 Nga A.B
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg', kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Në seancën e mbajtur për zëvendësimin e masës së sigurisë, avokatët e tij kërkuan masë më të lehtë sigurie, por GJKKO e ka hedhur poshtë.

GJKKO-së iu kërkua zëvendësimi i arrestit me burg me një masë tjetër në liri, për t’i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Ai mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll