Aktualitet

VIDEO/ Të gjithë po e duartrokisnin, shqiptari hidhet nga shkëmbinjtë në det, shpëtohet nga të huajt dhe dërgohet në spitalin në Maltë

Siç shihet edhe në video, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, hidhet nga shkëmbi mes duartrokitjeve të pushuesve por pak sekonda pasi u hodh nuk ka arritur të dalë.

21 Gusht 2023, 10:37 Nga a.l
VIDEO/ Të gjithë po e duartrokisnin, shqiptari hidhet nga
Malta

MALTË- Një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Shën Pjetrit, në Marsaxlokk, ku një shtetas shqiptar është hedhur nga një shkëmb dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin Mater Dei të Maltës. 

Siç shihet edhe në video, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, hidhet nga shkëmbi mes duartrokitjeve të pushuesve por pak sekonda pasi u hodh nuk ka arritur të dalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lovin Malta (@lovinmalta)

Në këtë moment n jerëzit që ishin aty pranë më pas u hodhën me shpejtësi në det për të shpëtuar shqiptarin. Anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile, një ambulancë dhe policia u thirrën në vendngjarje, me ekipin mjekësor që e transportoi burrin në spitalin Mater Dei.

maltë

Sondazh

Poll