Aktualitet

Zbulohet në Itali plantacioni i kanabisit me vlerë 350 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 kilogramë marihuanë gati për shitje, 650 bimë dhe dy pushkë. Gjatë kontrollit në terren karabinierët zbuluan dhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300.

21 Gusht 2023, 10:27 Nga a.l
Zbulohet në Itali plantacioni i kanabisit me vlerë 350 mijë euro,
Marijuane

ITALI- Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 46 dhe 29 vjeç për kultivim të lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas mediave vendase, arrestimi i tyre është bërë në Gambassi Terme (Firence).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 kilogramë marihuanë gati për shitje, 650 bimë dhe dy pushkë. Gjatë kontrollit në terren karabinierët zbuluan dhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300.

Droga e sekuestruar arrinte vlerën e 350 mijë euro. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll