Aktualitet

Shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari në Rinas

Ky person duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.

21 Gusht 2023, 10:33 Nga A.B
Shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet
Parate dhe ID

TIRANË- Një 23 vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.

Pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari.

Procedohet penalisht një 49-vjeçar i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të dilte ilegalisht nga vendi.

Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë vijuar punën për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë. Për 2 rastet e konstatuara së fundi:

-është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion. Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

rinas

Sondazh

Poll