Aktualitet

'Sterilizimi'/ Ish-ministri Beqja do pyetet sërish në SPAK për udhëtimet me Rjepajn dhe Rrapajn

Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka kryer në drejtim të Italisë dhe Vjenës me ish-zëvëndësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi Koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale.

21 Gusht 2023, 10:09 Nga A.B
'Sterilizimi'/ Ish-ministri Beqja do pyetet sërish në SPAK
Ilir Beqja, Klodian Rrjepja

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të pyetet sërish në SPAK për koncesionin e sterilizimit. Në dyert e prokurorisë së Posaçme do të pritet të mbërrijnë edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar hetimet.

Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka kryer në drejtim të Italisë dhe Vjenës me ish-zëvëndësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi Koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se këto persona, i ka njohur pasi mori detyrën dhe kontratat me ta i ka firmosur për nevoja pune.

“Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën”, shkroi Beqaj në një reagim në Facebook.

Kujtojmë që prej datës 17 gusht, të arrestuar me masë sigurie burg janë ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në masa sigurie 'arrest me shtëpie' ose 'detyrim me paraqitje'./Dosja.al

ilir beqaj koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll