Aktualitet

Aksidenti në Këlcyrë/ 'Opel' po ndiqej nga Policia, përplasi 2 mjete, zbulohen 22 emigrantë të paligjshëm

Në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”, Këlcyrë, fugoni tip “Opel” (furgon), me drejtues shtetasin A. H., ka qenë në ndjekje n

21 Gusht 2023, 07:38 Nga A.B
Aksidenti në Këlcyrë/ 'Opel' po ndiqej nga Policia,
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një ditë më parë Dosja.al raportoi për një aksident në zonën e Këlcyrës, ku mbetën të plagosur dy emigrantë.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bën me dije se në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”, Këlcyrë, fugoni tip “Opel” (furgon), me drejtues shtetasin A. H., ka qenë në ndjekje nga strukturat kundër krimit të organizuar të DVP Gjirokastër, pasi dyshohej se transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe për pasojë ka goditur dy automjete të tjera.

Për pasojë nga përplasja, janë dëmtuar 2 shtetas, emigrantë nga vendet e treta. Gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.

Drejtuesi i mjeti së bashku me emigrantët janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy emigrantët e dëmtuar, janë dërguar në spital./Dosja.al

aksident ne kelcyre

Sondazh

Poll