Aktualitet

E rëndë në Librazhd, mbytet 11-vjeçari në lumin Rrapun

Në vendngjarje kanë shkuar ekupet zjarrfikëse të Librazhdit dhe Përrenjasit së bashku me policinë.

20 Gusht 2023, 17:47 Nga I.A
E rëndë në Librazhd, mbytet 11-vjeçari në lumin
Lumi Rrapun

LIBAZHD- Një fëmijë është mbytur pasditen e sotme në lumin Rrapun. Mësohet se i mituri vetëm 11 vjeç është mbytur në fshatin Tokëz. Në vendngjarje kanë shkuar ekupet zjarrfikëse të Librazhdit dhe Përrenjasit së bashku me policinë.

Trupi i të miturit është nxjerr nga lumi nga polumbarët. Fëmija është futur për tu larë në lum, por fatkeqësisht e ka marrë rrjedha dhe është mbytur.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/Informacion paraprak Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

mbytet 11-vjeçari ne lumin rrapun

Sondazh

Poll