Aktualitet

Emigrantët kthehen në vendin e punës/ Radhë të gjata automjetesh në kufi me Greqinë, dy sportele nga pala greke

Fuksi i lartë i emigrantëve që duan të rikthehen në vendin ku ata punojnë e jetojnë, ka krijuar prej mëngjesit të kësaj të diele trafik të rënduar në pikën kufitare. Mësohet se sot në Kapshticë kanë hyrë 4163 shtetas ndërsa kanë dalë 5862 shtetas. 

20 Gusht 2023, 11:52 Nga a.l
Emigrantët kthehen në vendin e punës/ Radhë të gjata
Trafik në Kapshticë

KAPSHTICË- Sërish radhë të gjata automjetesh në kufirin me Greqinë, në pikën e kalimit kufitar të Kpashticës. 

Fuksi i lartë i emigrantëve që duan të rikthehen në vendin ku ata punojnë e jetojnë, ka krijuar prej mëngjesit të kësaj të diele trafik të rënduar në pikën kufitare. Mësohet se sot në Kapshticë kanë hyrë 4163 shtetas ndërsa kanë dalë 5862 shtetas. 

Dogana shqiptare po punon me kapacitet maksimal, ndërsa nga ana tjetër pala greke punon vetëm me dy sportele. Trafiku në këtë pikë kufitare vazhdon të jetë prej vitesh një problematikë për udhëtarët për shkak të mungesës së sporteleve nga të dyja palët si dhe për shkak të defekteve në pajisjet e identifikimit. 

trafik ne kapshtice

Sondazh

Poll