Aktualitet

Vetëm mrekullia mund ta rikthente në jetë! Ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari që u përplas me Jet Ski

Zemra e adoleshenti ndaloi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

20 Gusht 2023, 11:24 Nga A.B
Vetëm mrekullia mund ta rikthente në jetë! Ndërron jetë
Trauma

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndaluar zemra e 16 vjeçarit i cili u aksidentua rëndë pasi Jet Ski të cilën po e drejtonte u përplas me një tjetër të miqve të tij.

Zemra e adoleshenti ndaloi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

SI NDODHI NGJARJA?

Katër të miturit nga Tirana kishin marrë 2 Jet Ski me qira dhe gjatë lojërave në det janë përplasur. Nën hetim për shkelje të rregullave në punë është Renato Panajoti, që u dha të miturve mjetet me qira.

Prej 15 gushtit adoleshenti u shtrua tek Trauma por mjekët thanë se gjëndja e tij shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe vetëm një mrekulli mund ta rikthente në jetë./Dosja.al

vdes 16-vjecari trauma

Sondazh

Poll