Aktualitet

Reshjet të forta shiu e breshëri, shkatërrohen ura e rrugë në fshatrat e Gramshit

Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore

20 Gusht 2023, 10:49 Nga A.B
Reshjet të forta shiu e breshëri, shkatërrohen ura e rrugë
Pasojat

GRAMSH-Stuhia e një dite më parë shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Kukur në Gramsh. Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e shumta kanë sjellë inerte e shkëmbinj të përmasave të mëdha të cilët kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.

As linjat e furgonëve dhe autobusëve që lidhin fshatrat me qytetin nuk kanë qarkulluar.

gramsh

Sondazh

Poll