Aktualitet

Tentoi të vidhte arkën e xhamisë, arrestohet në flagrancë 'skifteri' në Elbasan (EMRI)

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 34-vjeçari i identifikuar me emrin Endri Shkurti është shkelës i përsëritur pasi më 3 qershor dyshohet se ka vjedhur një tjetër shumë parash, në të njëjtën xhami.

20 Gusht 2023, 10:19 Nga a.l
Tentoi të vidhte arkën e xhamisë, arrestohet në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 34-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arretuar në Elbasan, pasi tentoi të grabiste një objekt kulti. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 34-vjeçari i identifikuar me emrin Endri Shkurti është shkelës i përsëritur pasi më 3 qershor dyshohet se ka vjedhur një tjetër shumë parash, në të njëjtën xhami. 

Endri Shkurti 

Elbasan

Tentoi të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari, me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera.

34-vjeçari dyshohet se në muajin qershor, ka vjedhur një shumë parash, në të njëjtën xhami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Sh., 34 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), në Elbasan), rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

arrestime ne elbasan endri shkurti

Sondazh

Poll