Aktualitet

Drejtonte mjetin pa rrip sigurie dhe i dehur, 27-vjeçari tenton të korruptojë Policinë, ndalohet nga efektivët

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

20 Gusht 2023, 10:04 Nga A.B
Drejtonte mjetin pa rrip sigurie dhe i dehur, 27-vjeçari tenton të
Policia

TIRANË- Një 27-vjeçar është ndaluar nga Policia në Rrugën e Dajtit, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash. Ky person do të hetohet për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Shkon në 71 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Sondazh

Poll