Aktualitet

Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Golemit, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Raportohet se të trija këto shtetase, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore. 

19 Gusht 2023, 20:40 Nga m.s
Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut rrezikuan të mbyteshin në plazhin
foto ilustruese

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten sot në plazhin e Golemit. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare. 
 
Raportohet se të trija këto shtetase, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore. 

Shtetasja me inicialet Sh. A., 48-vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66-vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60-vjeçe, janë në gjendje të rëndë. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

plazhi i golemit pushuese maqedonia e veriut

Sondazh

Poll