Tjetër incident me italianët, vjedhin në një hotel në Sarandë jastëk, çarçaf dhe peshqir (VIDEO)
Një tjetër video dëshmon se si është kryer vjedhja në një hotel në Sarandë.
SARANDE- Pas rastit kur 4 italianë ikën me vrap nga restoranti në Berat, për të mos paguar faturën 80 euro, një tjetër rast ka ndodhur në vendin tonë. Një tjetër video dëshmon se si është kryer vjedhja në një hotel në Sarandë.
Pronarët e hotelit kanë publikuar pamjet, për të denoncuar rastin kur turistët kanë vjedhur çarçaf, jastëk e peshqir. Video është publikuar nga "Saranda Web" dhe drejtuesit e hotelit shkruajnë si më poshtë:
“Ju lutem publikojeni videon, shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku, kllëfi i jastëkut, çarçafi dhe nje peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën ti marrin në orën 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jasteku, peshqiri dhe çarçafi, thanë nuk dimë gjë. Një çantë e kishin marrë me vete, kur vajta dhe i thashë sille çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm. Nuk u bëri fare përshtypje, vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim”.
View this post on Instagram
Pak më herët, pronarët e restorantit në Berat bënë një reagim publik, nga ku falenderuan kryeministren italiane për pagesën, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim kundër syrit të keq. Për pronarët, gjithë kjo zhurmë shërbeu për mirë, pasi iu bë një publicitet i madh qytetit të Beratit.
Sondazh
Aksident në aksin Fier-Seman, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi
foto ilustruese FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar ...
Abuzime me çmimet në Ksamil, pushuesit: Çadrat shkojnë deri në 40 Euro, Shqipëria s'është vend ekonomik (VIDEO)
Ksamil KSAMIL- Në Ksamil sezoni turistik është në pikun e tij. Disa të huaj dhe një grup emigrantësh shqiptarë n&e...
Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Deputeti i PDK-së: Shkelje e të drejtave të njeriut! Raporti i Dick Martyt, e keqja më e madhe për Kosovën pas luftës
Hisen Berisha TIRANË- Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, ka deklaruar se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit t...
Turistët ikën pa paguar, pronarët e restorantit në Berat: Të prekur nga gjesti i Melonit! Shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte
Gabriela Kadena, pronarja e restorant 'Guva Mangelam' BERAT- Largimi me vrap i katër italianëve për të mos paguarën faturën,...
‘Promotori i biznesit’: Si u “amnistua” Ilir Beqaj nga SPAK për shkeljet në koncesionin e sterilizimit
Ilir Beqaj TIRANE- Tre dekada më parë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj ishin dy shokë klase dhe studentë të F...
Zhduket kontrata origjinale e Sterilizimit, SPAK: Nuk gjendet në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë
SPAK TIRANË- Kontrata e koncensionit të sterilizimit që po hetohet nga SPAK është zhdukur dhe nuk ndodhet në arkivat e Minist...
Zjarr në varrezat e Gjirokastrës, shkak qirinjtë e ndezur nga qytetarët nëpër qivure
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një vatër zjarri e madhe është ndezur ditën e sotme në varrezat e Gjirokastrës. M...
EMRI/ Me 175 bimë kanabisi në banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli
Lincoln Crown Court ANGLI- Një shqiptar ka pranuar se është kopshtar i 175 bimëve kanabis të cilat u gjetën në nj&e...
E rëndë në Dibër, i riu godet me sende të forta 61-vjeçarin
Policia DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Mësohet se një 32-vjeçar ka ...
Përfundimi i pushimeve në Shqipëri, radhë të gjata në pikat doganore në vend
Foto Ilustruese KAPSHTICË- Pika doganore e Kapshticës ka krijuar rradhë të gjata për shkak të numrit të lartë ...
