Aktualitet

Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Deputeti i PDK-së: Shkelje e të drejtave të njeriut! Raporti i Dick Martyt, e keqja më e madhe për Kosovën pas luftës

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, ka deklaruar se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, bie ndesh me të drejtat e njeriut.

19 Gusht 2023, 18:04 Nga m.s
Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Deputeti i PDK-së: Shkelje e të drejtave
Hisen Berisha

TIRANË- Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, ka deklaruar se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, bie ndesh me të drejtat e njeriut. Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në "News24", ai apeloi që qeveria shqiptare të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet e tyre mbi Shtëpinë e Verdhë. Ai shtoi se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, dhe ka respektuar të gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka patur mundësi.

“Arrestimi i Goxhajt bie ndesh me të drejtat e njeriut, është shkelje e tyre. Unë mendoj se qeveria shqiptare nuk duhet të lejojë ekstradimin e Dritan Goxhajt. Duhet të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet mbi Shtëpinë e Verdhë.

UÇK-ja ka respektuar gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka pasur mundësi, dhe besoj se në asnjë rast nuk kemi dalë kundër tyre. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të ndalur këtë abuzim. Raporti i Dick Martyt është e keqja më e madhe që i është bërë Kosovës pas luftës. Kjo gjë ka prekur edhe Shqipërinë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në "arrest me burg" Dritan Goxhaj, ish-ushtarin e UÇK-së i arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

hisen berisha dritan goxhaj

Sondazh

Poll