Aktualitet

EMRAT/ Vdekja e punëtorit indian në ish-kombinatin metalurgjik, në pranga 3 persona në Elbasan

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë.

19 Gusht 2023, 09:51 Nga I.A
EMRAT/ Vdekja e punëtorit indian në ish-kombinatin metalurgjik,
Foto ilustruese

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi një punëtor indian humbi jetë ditën e djeshme në ish-kombinatin metalurgjik. Mësohet se në pranga kanë rënë dy indian dhe një shqiptarë, të cilët janë Kul Bahadur Biswakarma, drejtuesi i mjetit të punës, Aaditya Ras me detyrë inxhinier përgjegjës si dhe Andi Bajrami me detyrë drejtues/përgjegjës teknik. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit: -K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës; -A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës; A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit: I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

kul bahadur biswakarma aaditya ras andi bajrami

Sondazh

Poll