18 Gusht 2023, 18:40
Nga m.s
forcat e policise
VLORË- Policia e Vlorës ka publikuar pamjet teksa kapin dy persona, që kanë vjedhur një mjet në Vlorë. Shtetasi që ishte në timon, Arben Zanaj dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer, vodhën automjetin në “Plazhin e Ri” në Vlorë.
Reagimi në kohë i uniformave blu, bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje të dy të rinjve që kishin vjedhur automjetin. Mjeti në pronësi të shtetasit S. G., ishte vjedhur në një lavazh.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zanaj 22-vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17-vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Reagimi në kohë i shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e një automjeti. Vodhën një automjet në "Plazhin e Ri", në Vlorë, reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje, të 2 shtetasve që kishin vjedhur automjetin.
Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë që patrullonin në territor, për garantimin e rendit dhe sigurisë, morën njoftim për vjedhjen në një lavazh, të një automjeti në pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazhit të Ri”, Vlorë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.
Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
arben zanaj vlore vjedhin makinen
Aktualitet
18 Gusht 2023, 18:02
m.s
Pasaporte
TIRANE- Fluksi i emigrantëve të kthyer në vendlindje, ka shtuar aplikimet për karta ID dhe pasaporta biometrike. Minist...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 17:55
I.A
Ilir rrapaj dhe Klodian Rrjepaj
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore për koncensionin e sterilizimit janë bërë publike. Në...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 17:53
m.s
Italianet ikin me vrap nga restoranti ne Berat
BERAT -Porosia e kryeministres italiane Giorgia Meloni është zbatuar, lidhur me incidentin n...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 17:01
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Përpos mediave italiane, dhe ato greke po i dedikojnë artikuj Shqipërisë, duke parë bumin turistik. ...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 16:41
I.A
Foto ilustruese
DROPULL- Një vatër zjarri është ndezkur ditën e sotme në fshatin Likomil të Dropullit. Mësohet...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 16:36
m.s
ambulance
POGRADEC-Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme, në dalje të qytetit të Pogr...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 16:23
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Tregtarët shqiptarë janë shprehur se vit pas viti shesin më pak mish për dy faktorë kryesor&eum...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 16:11
m.s
rajoni i policise Vlore
VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar për në rajon dy persona, të cilët akuzohen se kanë vj...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 15:42
I.A
Policia
KORÇË- Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Korçë. Mësohet se i ri...
Aktualitet
18 Gusht 2023, 15:30
I.A
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se dy automjete janë pë...