Aktualitet

Fluksi i emigrantëve/ Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, zyrat e ‘IdentiTek’ të hapura edhe për dy të shtunat e ardhshme

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë merr pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni.

18 Gusht 2023, 18:02 Nga m.s
Fluksi i emigrantëve/ Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta,
Pasaporte

TIRANE- Fluksi i emigrantëve të kthyer në vendlindje, ka shtuar aplikimet për karta ID dhe pasaporta biometrike. Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, më datë 19 dhe 26 gusht. Kjo bëhet me qëllimin për të lehtësuar shërbimin për të gjithë shqiptarët, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri. Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë merr pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni.

emigrantet shqiperi pasaporta

Sondazh

Poll