Aktualitet

Ikën pa paguar/ Ambasada Italiane zbaton urdhërin e kryeministres Meloni: Shkuam në Berat dhe paguam llogarinë e turistëve tanë

Selia diplomatike thotë se sipas porosisë së kryeministres Meloni, ambasadori ka qenë sot në Berat.

18 Gusht 2023, 17:53 Nga m.s
Ikën pa paguar/ Ambasada Italiane zbaton urdhërin e kryeministres
Italianet ikin me vrap nga restoranti ne Berat

BERAT -Porosia e kryeministres italiane Giorgia Meloni është zbatuar, lidhur me incidentin në Berat ku një grup prej 4 turistësh italianë u larguan nga restoranti “Guva”, pa paguar llogarinë e konsumimit të darkës.

Ambasada e Italisë në Tiranë, ka dalë me një deklaratë për mediat, ku theksohet se kanë kryer pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga turistët italianë, në një restorant në Berat.

Selia diplomatike thotë se sipas porosisë së kryeministres Meloni, ambasadori ka qenë sot në Berat.

“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”.

Kryeministrja italiane, pasi kishte mësuar atë çfarë kishte ndodhur nga vetë homologu shqiptar Edi Rama, ka kërkuar që të rregullohej gabimi, e që sipas saj, të mos humbasë respekti i Italisë. 

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha për "La Stampa" se Meloni i dha urdhër ambasadorit për të paguar faturën. 

giorgia meloni edi rama restoranti ne berat turistet italiane

Sondazh

Poll