Vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë, shoqërohen shoferi dhe pasagjeri
rajoni i policise Vlore VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar për në rajon dy persona, të cilët akuzohen se kanë vj...
Një shqiptar konsumon 39 kilogramë mish në vit, thënë ndryshe 3.2 kilogramë në muaj ose afro 750 gramë në javë
TIRANË- Tregtarët shqiptarë janë shprehur se vit pas viti shesin më pak mish për dy faktorë kryesorë që ka të bëjë me çmimet në rritje, e deri tek ulja e popullsisë. Një shqiptar konsumon 39 kilogramë mish në vit, thënë ndryshe 3.2 kilogramë në muaj ose afro 750 gramë në javë. Kjo sasi është më e ulëta në Europë.
Mishi i viçit nga 8500 ka shkuar në 12 mijë lekë. Tregtarët kanë thënë se ka më pak konsumatorë, e njëkohësisht ka rënë edhe numri i gjedhëve, duke u detyruar që ta blejnë mishin më shtrenjtë. Këtë e ka pohuar Spartak Llanaj, i cili është tregtar mishi.
“Ndikon rritja e çmimit por ndikon dhe largimi i njerëzve, ka më pak konsumatorë. Por edhe ne kemi vështirësi në furnizim, ka rënë numri i gjedhëve, dhe detyrohemi ta blejmë mishin më shtrenjtë”, është shprehur ai për A2.
Nga ana tjetër, dietologët thonë se sasi e mishit që shqiptarët konsumojnë është e duhura, nëse do kishin të gjithë mundësinë e një sasie të tillë në tryezat e familjes. Enkeleida Ferrollari e cila është nutricioniste i mëshon faktit se konsumi i moderuar i mishit është i shëndetshëm.
“Konsumi i moderuar i mishit është i shëndetshëm. Shpeshtia e mishit në javë, duhet të jetë një deri dy herë në javë, e mishit të kuq po flasim. Themi 200-400 kg në javë. Shpeshtia bëhet problematike për shëndetin”.
Në vitin 2022, Shqipëria kishte 12% më pak gjedhë, 2.7% më pak dele, 6% më pak dhi. Edhe ajo pak sasi e nevojshme për mish në vendin tonë nuk plotësohet nga prodhimi vendas, duke bërë që tregtarët t’u drejtohen tregjeve rajonale për të furnizuar konsumatorët.
rajoni i policise Vlore VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar për në rajon dy persona, të cilët akuzohen se kanë vj...
Policia KORÇË- Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Korçë. Mësohet se i ri...
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se dy automjete janë pë...
Foto ilustruese TIRANË- Një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë për rritjen e fluksit të f...
Ambulance BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal. Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korre...
Petro Mersini TIRANË- Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësis&eu...
SPAK TIRANË- GJKKO u komunikoi sot masat e sigurisë 8 personave, si të përfshirë në koncesionin e sterilizimit me nj&eum...
Policia GJIROKASTËR- Një 55-vjeçar është transportuar në spitalin e Traumës, pasi një 38-vjeçar e goditi ...
Te akuzuarit TIRANË- Dosja.al ka siguruar momentin me foto të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit të Ministrisë së Sh&eum...
TIRANË- Publikohen detaje të reja nga vendimi i GJKKO-së për skandalin në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhj...