Aktualitet

Vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë, shoqërohen shoferi dhe pasagjeri

Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar në rajonin e policisë 22-vjeçari që ishte në timon dhe një 18-vjeçar që ishte pasagjer.

18 Gusht 2023, 16:11 Nga m.s
Vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë,
rajoni i policise Vlore

VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar për në rajon dy persona, të cilët akuzohen se kanë vjedhur një mjet.

Mësohet se dy të rinjtë 18 dhe 22-vjeç, akuzohen se kanë vjedhur një automjet në Plazhin e Ri, në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar në rajonin e policisë 22-vjeçari që ishte në timon dhe një 18-vjeçar që ishte pasagjer.

Grupi hetimor vijon punën për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia vlore

Sondazh

Poll