Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën në rrugë dhe për shkak të përplasjes, një prej tyre është përmbysur.

18 Gusht 2023, 15:30 Nga I.A
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina me
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën në rrugë dhe për shkak të përplasjes, një prej tyre është përmbysur.

Nga aksidenti i rëndë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen.

aksident në aksin elbasan-peqin

Sondazh

Poll