Aktualitet

'Shpëtoi' nga burgu, ish-drejtori i Shërbimit Spitalor: Ne mburremi me sterilizimin

Sot, GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit.

18 Gusht 2023, 13:08 Nga A.B
'Shpëtoi' nga burgu, ish-drejtori i Shërbimit Spitalor: Ne
Petro Mersini

TIRANË- Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën ‘detyrim paraqitje’ për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion.

Ne mburremi që kemi futur sterilizimin’- tha Mersini.

Sot, GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit. GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj. GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj.

Masat e sigurisë

Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'

Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar  'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

/Dosja.al

petro mersini

Sondazh

Poll