Aktualitet

Sherr në një lokal në Gjirokastër/ 38-vjeçari godet me grusht 55-vjeçarin dhe e shtyn nga shkallët, transportohet te spitali i Traumës

Autori i identifikuar me iniciale L.M., banues në fshatin Suhë është vënë në pranga nga policia dhe do të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

18 Gusht 2023, 12:27 Nga a.l
Sherr në një lokal në Gjirokastër/ 38-vjeçari godet
Policia

GJIROKASTËR- Një 55-vjeçar është transportuar në spitalin e Traumës, pasi një 38-vjeçar e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “18-shtatori”  në Gjirokastër, si pasojë e një konflikti të çastit. 

Autori i identifikuar me iniciale L.M., banues në fshatin Suhë është vënë në pranga nga policia dhe do të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

NJOFTIMI I POLICISE: 

Dëmtoi rëndë një 55-vjeçar, pasi e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali, si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, arrestohet në flagrancë autori.

Pasi janë njoftuar se një shtetas kishte dhunuar fizikisht një shtetas tjetër, për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur në flagrancë dhe kanë vënë në pranga shtetasin L. M., 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, shtetasin G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

arrestime ne gjirokaster

Sondazh

Poll