Aktualitet

Italianët ikën pa paguar llogarinë në Berat, urdhëri i Melonit për ambasadorin: Paguaj faturën për këta budallenj

Kryeministri Edi Rama, i cili tha për 'La Stampa' se Meloni i dha urdhër ambasadorit për të paguar faturën. 

18 Gusht 2023, 11:25 Nga A.B
Italianët ikën pa paguar llogarinë në Berat, urdhëri i
Rama dhe Meloni

TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mësoi për incidentin e ndodhur në Berat, ku një grup prej 4 turistësh italianë, u larguan nga restoranti “Guva” pa paguar llogarinë e konsumimit të darkës. Pasi mësoi atë që kishte ndodhur nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni kërkoi që të rregullohej gabimi, e që sipas saj të mos humbasë respekti i Italisë. 

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha për 'La Stampa' se Meloni i dha urdhër ambasadorit për të paguar faturën. 

“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën.Ajo bërtiti dhe urdhëroi ambasadorin: “Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”.- tha Rama.

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll