Aktualitet

Plagosi me thikë efektivin në Pilur, gjykata lë në burg 60-vjeçarin

Autori u largua nga vendi i ngjarjes, mirëpo u arrestua nga Policia pak orë më pas.

18 Gusht 2023, 10:53 Nga A.B
Plagosi me thikë efektivin në Pilur, gjykata lë në burg
Thodhori Mërkuri

VLORË- Thodhori Mërkuri, i cili plagosi me thikë në qafë efektivin Redin Caushaj është në lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. 

Polici ndërhyri për të shuar sherrin mes Mërkurit dhë një shtetasi tjetër, por mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja u regjistrua 2 ditë më parë në fshatin Pilur teksa efektivi Caushaj ishte jashtë shërbimit.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes, mirëpo u arrestua nga Policia pak orë më pas. Ndërkohë, Caushaj është ende në spital, duke marrë mjekimin e duhur./Dosja.al

thodhori mërkuri

Sondazh

Poll