Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Velipojë, digjet edhe mjeti i parkuar pranë (DYSHIMET e para)

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

18 Gusht 2023, 09:31 Nga A.B
Përfshihet nga flakët makina në Velipojë, digjet edhe mjeti
Makina

SHKODËR-Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën numër 9 në Velipojë. Policia bën të ditur se shkak dyshohet një shkëndije elektrike. Mjeti tip 'Volkswagen' ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, dhe është në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mëngjesin e sotëm, në rrugën nr. 9, Velipojë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër. Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

digjet makina ne velipoje velipoje

Sondazh

Poll