Aktualitet

Plagosi me thikë 24-vjeçarin në Kuçovë, identifikohet autori, shpallet në kërkim

I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

18 Gusht 2023, 09:22 Nga A.B
Plagosi me thikë 24-vjeçarin në Kuçovë,
Policia

KUÇOVË- Një ditë pas plagosjes që ndodhi në lagjen “Llukan Prifti”, Policia ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin. Bëhet e ditur se në kërkim është shpallur personi me inicialet B.A, 24-vjeç. I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 41-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, për plagosjen e shtetasit E. B., të kryer mbrëmë, në lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit, u bë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit B. A., 24 vjeç, banues në Kuçovë.

I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit B. A. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 36 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), banues në Kuçovë, pasi kanë kallëzuar nëna dhe motra e tij se 36-vjeçari iu ka hequr lirinë, në një dhomë të banesës së tyre, dhe se i ka kanosur ato për jetën, me mjet prerës. Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne kucove

Sondazh

Poll