Aktualitet

ELBASAN/ Dëmtohet në trup nga pajisja në fabrikën e riciklimit të aluminit, ndërron jetë 45-vjeçari nga India

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

18 Gusht 2023, 08:17 Nga A.B
ELBASAN/ Dëmtohet në trup nga pajisja në fabrikën e
Ambulanca

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit.

Dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes indiani ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll