Aktualitet

Dolën për të vizituar Karaburunin dhe humbën, policia gjen çiftin francez

Çifti ishte nisur dje në mëngjes, por gjatë mbrëmjes humbën rrugën.

18 Gusht 2023, 07:23 Nga A.B
Dolën për të vizituar Karaburunin dhe humbën, policia gjen
Plazh

VLORË- Pas disa orësh kërkimesh, Policia ka mundur të gjejë një çift francez i cili kishte humbur kontaktet në zonën midis Karaburunit dhe Llogorasë.

Çifti ishte nisur dje në mëngjes, por gjatë mbrëmjes humbën rrugën. Policia dhe punonjës të zonave të mbrojtura nisën kërkimet, e pas disa orësh u bë e mundur gjetja e tyre.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/Dosja.al

cift francez

Sondazh

Poll