Aktualitet

Koncensioni i sterilizimit, mjeku: I panevojshëm, rriti kostot e operacioneve

Në gjykimin e tij, kontrata koncensionare ishte e panevojshme, ndërsa citon se qendra e sterilizimit e ndërtuar në QSUT iu dha falas koncensionarit në një kohë kur mund të përdorej nga shteti.

17 Gusht 2023, 22:23 Nga I.A
Koncensioni i sterilizimit, mjeku: I panevojshëm, rriti kostot e
Mjeku

TIRANË- Mjeku anestezist-reanimator Pirro Prifti ka deklaruar se kontrata koncensionare për sterilizmin ishte pa menduar mirë dhe për pasojë rriti në mënyrë artificiale kostot e ndërhyrjeve kirugjikale. Duke folur për Euronws Albania se shkak për këtë është përcaktimi I 3 seteve tip.

Një operacion i thjeshtë më parë nuk shkonte më shumë se 15000 lekë të reja në një kohë që kjo u rrit artificialist e shkoi 45000 lekë. Ndonjëherë duheshin edhe dy apo tre sete operacionale”- tha Prifti.

Në gjykimin e tij, kontrata koncensionare ishte e panevojshme, ndërsa citon se qendra e sterilizimit e ndërtuar në QSUT iu dha falas koncensionarit në një kohë kur mund të përdorej nga shteti.

“Ky koncesion për mendimin tim nuk ka qenë i nevojshëm, sepse shteti, kishte ndërtuar në spotal një qendër sterilizimi dhe nuk i kushtonte gjë që një ekip njerëzish t’i trajtonte për të bërë këtë gjë”, tha Prifti.

Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”. Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

pirro prifti koncensioni i sterilizimit

Sondazh

Poll