Aktualitet

Po luante në trampolinë, 16-veçari rrëzohet në liqenin e Ohrit në Pogradec, përfundon në spital

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

17 Gusht 2023, 21:04 Nga I.A

Po luante në trampolinë, 16-veçari rrëzohet në

POGRADEC- Një 16-vjeçar është rrëzuar në liqenin e Ohrit mbrëmjen e sotme, teksa po luante në një trampolinë. Për fat të mirë, i mituri ka arritur që të shpëtohet dhe të dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

liqeni i ohrit

Sondazh

Poll