Aktualitet

Sarandë/ Ngacmoi seksualisht të miturën në banesën e saj, pranga 65-vjeçarit

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet S. S., 65-vjeç.

17 Gusht 2023, 16:29 Nga m.s
Sarandë/ Ngacmoi seksualisht të miturën në banesën e
foto ilustruese

SARANDË- Një 65-vjeçar në Sarandë është vënë në pranga, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në banesën e saj. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet S. S., 65-vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Ngacmoi seksualisht një shtetase 16-vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

sarande ngacmim seksual

Sondazh

Poll