Aktualitet

“Flakë në det”/ Zbardhen bisedat e ish-policit me “Kapelen”, si do shkëmbehej kanabisi me kokainë

Në dosjen e siguruar nga Klan News thuhet se në kroskotin e makinës tip “Audi” të ish-policit Arlind Ismailukaj policia ka gjetur shuma të ndryshme parash.

17 Gusht 2023, 16:23 Nga I.A
“Flakë në det”/ Zbardhen bisedat e ish-policit me
Operacioni

TIRANË- Detaje kanë dalë nga operacioni ndërkombëtar “Flakë në det”, ku u arrestuan 6 persona për trafik droge. Në dosjen e siguruar nga Klan News thuhet se në kroskotin e makinës tip “Audi” të ish-policit Arlind Ismailukaj policia ka gjetur shuma të ndryshme parash.

“Nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit Arlind Ismailukaj rezulton se me datë 15.08.2023 nga ora 02:58, ky shtetas ka komunikuar me një person me pseudonimin “kapelja”, i cili sipas të dhënave nga policia gjyqësore është shtetasi i quajtur Arben Dalipaj, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit lundrues gomone që u nis nga ‘Royal Blue’ në Patok bashkë me të dyshuarin Besnik Byberi, i cili u kap në flagrancë nga policia. Mësohet se të dy do e dorëzonin lëndën narkotike te “Royal Blue”, thuhet në dosje.

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë rë lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë. 

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

flakë në det arben dalipaj besnik byberi

Sondazh

Poll